Trajneri i Sunderlandit i jep fund spekulimeve: Xhaka nuk do të largohet! NULL NULL 26.07.2026 19:53 26.07.2026 19:53 Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka folur për herë të parë këtë verë për të ardhmen e Granit Xhakës, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit shqiptar. Sipas mediave angleze, tekniku francez ka qenë i qartë në deklaratën e tij, duke theksuar se situata rreth Xhakës është e mbyllur dhe se kapiteni është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të Sunderlandit, transmeton Klankosova.tv. “Çështja është e mbyllur. Graniti ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë këtu dhe të ndërtojë të ardhmen e klubit. Është një kapiten i shkëlqyer dhe një lider i madh”, deklaroi Le Bris. Me këtë qëndrim, trajneri i Sunderlandit ka qetësuar situatën rreth mesfushorit shqiptar, duke konfirmuar se Xhaka mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës dhe një pjesë e rëndësishme e planeve të klubit për të ardhmen.