Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë NULL NULL 26.07.2026 19:46 26.07.2026 19:46 Foto: Reuters Franca po përballet me një nga zjarret më të mëdha pyjore të dekadave të fundit, ndërsa flakët pranë Bordeaux kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 220 mijë persona në jugperëndim të vendit. Vetëm gjatë natës së fundit, rreth 55 mijë banorë janë larguar nga zonat e prekura në rajonin e Gironde, ku zjarri ka djegur rreth 42 mijë hektarë pyje. Në gjithë Francën, që nga fillimi i vitit, janë shkatërruar afro 98 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mijëra zjarrfikës, ushtarakë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet e vështirë për shkak të përhapjes së paparashikueshme të flakëve. Si pasojë e zjarreve është mbyllur një pjesë e autostradës A63 drejt Spanjës, ndërsa aeroporti i Bordeaux ka regjistruar vonesa dhe anulime fluturimesh. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar mbështetje për zonat e prekura dhe rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë natyrore.