Norris fiton Çmimin e Madh të Hungarisë, triumfi i parë i sezonit 2026 NULL NULL 26.07.2026 18:48 26.07.2026 18:48 Lando Norris ka shënuar fitoren e parë të sezonit 2026 në Formula 1, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë pas Max Verstappenin dhe Kimi Antonellin. Piloti i McLarenit përfitoi nga strategjia e ekipit dhe nga tërheqja e shokut të skuadrës, Oscar Piastri, i cili u detyrua ta ndërpriste garën në xhiron e 57-të për shkak të një defekti në kutinë e shpejtësive, transmeton Klankosova.tv. From fighting for the win to pulling up at the side of the track A desperately unlucky afternoon for Oscar 😫#F1 #HungarianGP pic.twitter.com/ZX19BSdE8L — Formula 1 (@F1) July 26, 2026 Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e pestë, pasi u ndëshkua me pesë sekonda penalizim për tejkalim të shpejtësisë në korsinë e bokseve. Pesë të parët në Hungari: Lando Norris (McLaren) Max Verstappen (Red Bull) Kimi Antonelli (Mercedes) Charles Leclerc (Ferrari) Lewis Hamilton (Ferrari) Me këtë fitore në Hungaroring, Norris rikthehet fuqishëm në garën për titullin e kampionit botëror.