Gjesti ka një kërkesë për fansat: Ju lutem, mos më vini te shtëpia NULL NULL 26.07.2026 17:50 26.07.2026 17:50 Artisti i njohur Gjesti u ka bërë një kërkesë fansave të tij përmes një postimi në InstaStory, duke kërkuar mirëkuptim dhe respekt për hapësirën e tij private. Ai ka treguar se shtëpia është vendi ku dëshiron të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësinë e nevojshme pas angazhimeve të shumta. “Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi”, ka shkruar ai. Artisti ka falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë, por u ka kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij. “Ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por, ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia ime”, ka shkruar Gjesti./Klankosova.tv