Plagosja e të riut në Kurbin, shpallet në kërkim një 47-vjeçar NULL NULL 26.07.2026 16:14 26.07.2026 16:14 Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri 22-vjeçari, Veron Pasha. Në kërkim është shpallur 47-vjeçari, Klodjan Ndoj, i cili dyshohet se pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë, nën kërcënimin e armës, edhe automjetin e 22-vjeçarit. Policia ka bërë të ditur se në cilësinë e provës materiale, kanë sekuestruar dy gëzhoja. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndoj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al