Barcola refuzon rinovimin e kontratës me PSG, Liverpool kryeson garën për francezin NULL NULL 26.07.2026 13:51 26.07.2026 13:51 Bradley Barcola ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij me PSG-në, e cila skadon në vitin 2028. Ky informacion po raportohet nga L’Equipe . Vendimi, hap derën për një largim të mundshëm këtë verë, pavarësisht se klubi parizien i ka paraqitur atij një ofertë rinovimi që përfshin një rritje të konsiderueshme page. Pas një periudhe reflektimi pas Kupës së Botës 2026, Barcola e informoi PSG-në se nuk ka ndërmend ta zgjasë kontratën. Arsyeja kryesore për këtë zgjedhje lidhet me rolin e tij në ekip, ku ai është zhvendosur në pozicionin e zëvendësuesit, duke luajtur shpesh në njërën nga krahët dhe duke qenë zëvendësues në të dyja finalet e Ligës së Kampionëve, shkruan Abola, transmeton klankosova.tv. Refuzimi për të rinovuar kontratën e tij e lë të pasigurt të ardhmen e lojtarit në javët në vijim. Largimi i tij në këtë afat kalimtar, megjithatë, nuk është i garantuar dhe do të varet nga dinamika e tregut evropian të anësorëve. Katër gjigantë evropianë kanë shprehur tashmë interes për lojtarin: Liverpool, Arsenal, Bayern Munich dhe Chelsea.