PSG fton dy futbollistët e Prishtinës në prova NULL NULL 25.07.2026 20:00 25.07.2026 20:00 Klubi kampion i Evropës, Paris Saint-Germain, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zbulimit të talenteve të reja, duke ftuar zyrtarisht dy futbollistët e FC Prishtinës, Lorik Mehmeti dhe Rin Ahmeti, për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në Akademinë e PSG-së. Programi do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026 në kampusin e klubit francez në Poissy, ku dy futbollistët e rinj do të kenë mundësinë të stërviten në një ambient të nivelit të lartë dhe të prezantojnë aftësitë e tyre përpara stafit profesional të akademisë së një prej klubeve më të mëdha në Evropë, transmeton Klankosova.tv. Ftesa nga PSG-ja vjen gjithashtu si rezultat i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve profesionale që FC Prishtina ka ndërtuar me klubet e njohura evropiane. Ky bashkëpunim dëshmon besimin e krijuar mes dy institucioneve dhe hap rrugë të reja për promovimin e talenteve kosovare në skenën ndërkombëtare. Me këtë hap, FC Prishtina vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe krijimin e mundësive që ata të matin veten me standardet më të larta të futbollit evropian.