Rashford te Roma, Manu Kone pranë Manchester United? Shkëmbimi që mund të tronditë merkaton NULL NULL 25.07.2026 17:17 25.07.2026 17:17 Manchester United nuk ka hequr dorë nga Manu Kone, mesfushori i Romës, i vlerësuar rreth 60 milionë euro, mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit anglez. Për të ulur koston e operacionit, “Djajtë e Kuq” po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së Marcus Rashford në marrëveshje, transmeton Klankosova.tv. Sulmuesi anglez, që përfiton rreth 11 milionë euro në sezon, pëlqehet nga Roma dhe mund të transferohet në “Olimpico”. Sipas raportimeve të fundit, shkëmbimi Rashford-Kone është një opsion konkret dhe mund të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere./ Klankosova.tv