E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Llazicë të Malishevës NULL NULL 23.07.2026 22:05 23.07.2026 22:05 Ermal Shala nga Mleqani është 19-vjeçari që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Llazicë të Malishevës. Lajmin e hidhur për vdekjen e të riut e konfirmuan të afërmit e tij, ndërsa njoftimi për kohën dhe varrimin e të ndjerit nuk u bënë të ditura, transmeton Klankosova.tv. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia rajonale e Gjakovës, ku thanë se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës ishte pa shenja jete. Viktima e vetaksidentit në magjistralen Prishtinë-Pejë është 19-vjeçar