Vendim nga Brukseli: BE godet fort Rusinë, por me sanksione (VIDEO) NULL NULL 23.07.2026 20:26 23.07.2026 20:26 “Po e godasim Vladimir Putinin, aty ku i dhemb më së shumti”. Me këtë porosi, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, lajmëroi botën të enjten se vendet e BE-së u pajtuan për paketën e madhe, të 21-ën, të sanksioneve ndaj Rusisë, raporton Klan Kosova. Paketa, kumtoi Kallas, ofron masa gjithëpërfshirëse që synojnë goditjen e sistemit financiar të Moskës, kompleksin e saj ushtarako-industrial dhe sektorin e energjisë, të cilat sipas kryediplomates evropiane, mbajnë ekonominë e luftës të Rusisë në funksionim. Për më tepër, ndiqni kronikën në vijim: