Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse duhet të bëhet vepër penale shkelja e vendimeve të Kushtetueses? (VIDEO)

NULL NULL
23.07.2026 18:55

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ka thënë se moszbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë vepër penale.

Miftaraj kujtoi kohën kur Kuvendi i Kosovës dështonte të konstituohej për shkak të moszgjedhjes së kryeparlamentarit, teksa nënvizoi sjelljet e deputetit më të vjetër të Kuvendit në atë legjislaturë, Avni Dehari, për mënyrën e mbajtjes së seancave konstituive, raporton Klankosova.tv.

“Një rast konkret, z.Dehari. A ju kujtohet Dehari kur Gjykata Kushtetuese i tregonte saktë se çka duhet me vepru dhe z.Dehari zbulonte, ikte, në njëfarë mënyre anashkalonte edhe rendin e ditës që e përgatit Sekretari dhe gjente mënyra për me zgjedh kryetarin e Kuvendit. Nëse Gjykata Kushtetuese në aktgjykim ka treguar se mënyra e konstituimit të Kuvendit është kjo dhe thotë se konstituimi i Kuvendit bëhet kur zgjidhet kryetari, kur zgjidhen të gjithë nënkryetarët, bëhet konstituimi i Kuvendit, e nëse Kuvendi i Kosovës thotë ‘po e shkeli’ këtë aktgjykim dhe po them se konstituimi i Kuvendit bëhet veç me zgjedhjen e kryetarit, kjo është shkelje e Kushtetutës”, tha ai.

lajme të ngjashme