BE-ja, partive politike: Mos ushtroni ndikim ndaj KGjK-së në vendimmarrjen e tyre NULL NULL 23.07.2026 18:39 23.07.2026 18:39 Gjykata dhe Prokuroria në veri të Mitrovicës. Foto ilustruese nga arkivi / REL Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të mos ushtrojnë presion ndaj Këshilli Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në vendimmarrjen e tyre. Ky reagim i BE-së në Kosovë vjen pasi KGjK-ja njoftoi se do të hapë konkurs të ri për rekrutimin e prokurorëve nga radhët e komunitetit serb, pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. “Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është fundamental ndaj sundimit të ligjit në BE dhe në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së në Kosovë. @EUKosovo calls on all political entities to refrain from exerting pressure on the #KosovoJudicialCouncil and its members in their decision-making. An independent, impartial and apolitical judiciary is fundamental to the rule of law in the 🇪🇺 EU and in 🇽🇰 Kosovo.#EUbyYourSide — European Union in Kosovo (@EUKosovo) July 23, 2026 Siç njoftoi REL-i gjatë ditës, në konkurs do të mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore, përfshirë edhe ish-prokurorët, të cilëve iu refuzua kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve. Vendimi shënon një kthesë në një çështje që kishte mbetur pezull për gati katër vjet, por, njëkohësisht, ka nxitur kritika nga Bashkimi Evropian dhe dilema mes njohësve të drejtësisë nëse është marrë në momentin e duhur dhe nëse do ta ndihmojë apo do ta vështirësojë riintegrimin e juristëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Adriana Matoshi, deputete e zgjedhur e LVV-së, gjatë ditës së sotme, përmes një statusi në Facebook, kërkoi nga anëtarët e KGjK-së që të mos votojnë për kthimin e ish-prokurorëve serbë nëpër ish-pozitat e tyre. “Po du me besu qe s’ka shqiptar qe ja bon argatin Vuqiqit”, shkroi mes tjerash Matoshi. /Klankosova.tv