Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juventus kthen sytë nga Vicario, portieri i Tottenham nuk udhëton me skuadër

NULL NULL
23.07.2026 13:27

Juventus po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Guglielmo Vicarios.

Portieri italian nuk do të udhëtojë me Tottenhamin në turneun parasezonal në Australi dhe Zelandën e Re, pasi do të qëndrojë në Londër për të rikuperuar një dëmtim të lehtë të pësuar në stërvitje.

Sipas mediave italiane, largimi i Vicarios nga Spurs është një mundësi konkrete dhe bardhezinjtë e kanë futur atë në listën e dëshirave për portën.

Deri më tani, objektivi kryesor i Juventusit ka qenë Emiliano Martínez, por qëndrimi i Aston Villas për të mos e lënë të largohet argjentinasin ka bërë që drejtuesit torinezë të rikthejnë vëmendjen te 29-vjeçari italian.

Plani i Juventusit është t’i propozojë Tottenhamit një huazim me të drejtë blerjeje, në mënyrë që të kufizojë shpenzimet fillestare dhe të vlerësojë më pas blerjen përfundimtare të lojtarit.

lajme të ngjashme