Talenti 15-vjeçar i Kosovës, Edmond Arllati po kërkohet nga klubet jashtë vendit NULL NULL 23.07.2026 11:02 23.07.2026 11:02 Edmond Arllati, futbollisti 15-vjeçar nga Kosova, po vlerësohet si një nga talentet premtuese të futbollit vendor. Arllati është pjesë e Pro Prishtinës dhe përfaqëson edhe Kombëtaren e Kosovës, ndërsa aktivizohet gjithashtu me ekipin e Llapit. Sipas familjarëve të tij, talenti i ri ka marrë interesim edhe nga klube jashtë Kosovës, përfshirë oferta dhe ftesa për t’u parë nga Anglia dhe Zvicra. Trajneri i tij është Shkumbim Sopjani, i cili po punon me Arllatin në zhvillimin e tij si futbollist. Në moshën 15-vjeçare, Edmondi synon të vazhdojë përparimin dhe të ndjekë rrugën drejt një karriere profesionale në futboll. /Klankosova.tv