Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1-vjeçari në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania

NULL NULL
22.07.2026 13:50

Një fëmijë 1-vjeçar është dërguar sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë të Shqipërisë, ku ndodhet e ëma e tij, 34 vjeçe, e cila po vuan një dënim prej dy muajsh burg.

34-vjeçarja u arrestua një ditë më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Murrqanit, në kthim nga Gjermania, në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të dhënë në mungesë në vitin 2023, për veprën penale “Dhunë në familje” ndaj vjehrrit të saj.

Sipas familjarëve, gruaja është nënë e tre fëmijëve të mitur. Njëri prej tyre është 4 vjeç dhe ka probleme shëndetësore, i dyti është 2 vjeç, ndërsa më i vogli, vetëm 1 vjeç, është dërguar sot pranë nënës së tij në institucionin e vuajtjes së dënimit, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

Familjarët pretendojnë se vjehrri e ka falur 34-vjeçaren dhe se dënimi prej dy muajsh burg duhej të ishte përfituar nga ligji i amnistisë. Pavarësisht këtyre pretendimeve, urdhri i ekzekutimit të vendimit gjyqësor është zbatuar nga institucionet përgjegjëse.

Aktualisht, 34-vjeçarja po vuan dënimin në burgun e Pojskës, ndërsa fëmija 1-vjeçar po qëndron me të në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet që Avokati i Popullit të zhvillojë një vizitë në burgun e Pojskës për t’u takuar me 34-vjeçaren dhe për t’u njohur nga afër me rrethanat e rastit, si dhe me kushtet në të cilat po qëndron fëmija i mitur së bashku me nënën e tij.

lajme të ngjashme