Hajnat bëjnë “qyl” një shtëpi në Pejë, vjedhin mbi 85 mijë euro, 10 mijë franga dhe ari NULL NULL 22.07.2026 08:25 22.07.2026 08:25 Mbrëmjen e 20 korrikut, hajnat kanë depërtuar në një shtëpi në fshatin Pavlan të Pejës, ku kanë vjedhur para, ari dhe një armë zjarri me leje. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Driton Rugova. “Rasti ka ndodhur rreth orës 22:30. Ankuesi ka deklaruar se është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash, ari, si dhe një armë zjarri që posedonte me leje”, ka deklaruar Rugova. Klankosova.tv mëson se nga kjo shtëpi dyshohet se janë vjedhur mbi 85 mijë euro, 10 mijë franga zvicerane, si dhe stoli ari në vlerë rreth 20 mijë euro. Sipas informacioneve fillestare, dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë rreth 120 mijë euro. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, i cili është cilësuar si “vjedhje e rëndë”. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person./Klankosova.tv