Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2026 08:05
Foto Ilustrim

Në pak ditë, shtatë kosovarë humbën jetën si pasojë e aksidenteve të komunikacionit.

Lidhur me këtë bilanc tragjik, mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka folur eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.

Ai përmendi të metat gjatë marrjes së patentë-shoferit që sipas tij ndikon edhe në sigurinë e përgjithshme në komunikacion.

“Sot kandidati shkon e regjistron autoshkollën, i kryen orët, por nuk ka njohuri të mjaftueshme. Pse mos me qitë kandidatin së pari në pjesën teorike, pastaj le të shkojë dhe t’i bëjë orët? Pjesa teorike kur të jepet, ka njohuri bazike për ta drejtuar automjetin, domethënë elementet e sigurisë i plotëson për pjesën teorike, pastaj shkon në pjesën praktike, mësohet shumë më mirë dhe shumë më fort”, deklaroi Dedaj në Klan Kosova.

Ndiqeni të plotë prononcimin e tij:

lajme të ngjashme