Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moti sot: Rrebeshe shiu dhe rrufe, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

NULL NULL
22.07.2026 06:54
Shi dhe rrufe.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, i karakterizuar me reshje shiu dhe depërtimin e një mase ajrore më të freskët.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 23 deri në 26 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 3 deri në 9 metra në sekondë. Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu, ndërsa në disa zona ato do të paraqiten në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Instituti Hidrometeorologjik u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes dhe aktiviteteve në ambiente të hapura, për shkak të mundësisë së stuhive lokale dhe rrufesë.

lajme të ngjashme