Një i vdekur e dy të lënduar në Viti, Haliti: Pos viktimës, kemi edhe shumë dëme materiale nga stuhia NULL NULL 21.07.2026 23:17 21.07.2026 23:17 Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, ka dhënë detajet e fundit pas furtunës që pushtoi këtë komunë pasditen e së martës. Në Edicionin Special të Klan Kosova, ai tha se komuna ka ndërmarrë të gjitha masat mobilizuese, brenda kompetencave të veta. “Vërtet është një gjendje e rëndë pas furtunës dhe situatës së jashtëzakonshme me motin. Qysh paradite i kam marrë masat e nevojshme në kompetenca të Komunës, e kemi bërë një mobilizim aq sa kemi pasur mundësi, brenda kompetenca të komunës”, tha Haliti. Ky mot i lig, kryetari i Vitisë tha se, përpos dëme ekonomike, ka shkaktuar dëme edhe në njerëz. “Është e vërtetë që 61-vjeçari nga familja Pira ka ndërruar jetë. Moti i lig e ka detyruar të dalë në ato kushte, natyrisht dhe për fat të keq, nga një aksident fatal ka ndërruar jetë. Gjithashtu, edhe nga familja Musa, dy djem të rinj janë lënduar”. “Kemi pasur edhe dëme tjera, dy kulme të shkollave janë dëmtuar, janë dëmtuar edhe kulme të shtëpive, pastaj rrjeti elektrik. Edhe dëmet nga breshri kanë qenë shumë të mëdha në kulturat lavërtare”, deklaroi Haliti. Ai kritikoi edhe pushtetin qendror për mungesë mbështetjeje e kompensimi për dëmet në bujqësi e në ekonomitë familjare, pasi ai tha se dëmet në komunën që ai drejt, dëmet janë të vazhdueshme. Ndër të tjera, kreu i Komunës tha se ende nuk i kanë bërë vlerësimet e dëmeve nga stuhia e sotme dhe ajo e djeshme. Ai tha se vlerësimi do të bëhet nesër. Ndiqeni bisedën me Sokol Halitin: