Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sejdiu: Kurti synon ndryshimin e organizimit kushtetues e shoqëror të Republikës (VIDEO)

NULL NULL
21.07.2026 23:09
Sejdiu: Albin Kurti synon ndryshimin e organizimit kushtetues e shoqëror të kësaj Republike (VIDEO)
Sejdiu: Albin Kurti synon ndryshimin e organizimit kushtetues e shoqëror të kësaj Republike (VIDEO)

Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se partitë opozitare po gabojnë në leximin që i bëjnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke vlerësuar se synimi i tyre nuk është të veprojnë brenda rendit aktual kushtetues, por ta ndryshojnë atë.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se opozita vazhdon ta analizojë situatën politike duke u nisur nga premisa se të gjitha partitë respektojnë të njëjtin konstrukt institucional dhe kushtetues.

“Dy vitet e fundit na tregojnë që nuk ka ndonjë rëndësi të fortë organizimi kushtetues, shoqëror, rendi politik, e të tjera e të tjera, të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje vepron në kuadër të një ideje të veten e që është një lloj tjetër organizimi shoqëror, një tjetër lloj organizimi kushtetues, një tjetër lloj organizimi i diskutimit politik”, tha Sejdiu.

Sipas tij, partitë opozitare duhet të kuptojnë se përballë nuk kanë një subjekt politik që e konsideron rendin aktual kushtetues si kornizë të pandryshueshme.

Sejdiu shkoi edhe më tej, duke thënë se, sipas tij, deputetët dhe ministrat janë vetëm instrumente për realizimin e një projekti më të gjerë politik.

Ndiqeni deklarimin e tij:

lajme të ngjashme