Rodri mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, spanjolli ende i pavendosur NULL NULL 21.07.2026 16:54 21.07.2026 16:54 Rodri po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. Mesfushori spanjoll u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, pasi udhëhoqi Spanjën drejt titullit kampion dhe tashmë është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe angleze, Florentino Perez vazhdon të mbetet një admirues i madh i 30-vjeçarit dhe dëshiron ta shohë atë me fanellën e Real Madridit. Nga ana tjetër, Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga lideri i mesfushës dhe po përgatit një kontratë të re afatgjatë me përmirësim të ndjeshëm të pagës. Vetë Rodri nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Spanjolli po shqyrton me kujdes të ardhmen e tij, teksa tundimi për t’u rikthyer në Madrid përballet me dëshirën e Cityt për ta mbajtur si një nga figurat kyçe të projektit të klubit. Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e fituesit të “Topit të Artë” dhe “Lojtarit më të mirë” të Botërorit 2026.