Aksidenti tragjik ku humbën jetën tre kosovarët, Ahmeti: Jeta na kujton sa e brishtë është NULL NULL 21.07.2026 12:24 21.07.2026 12:24 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Tërnava, e cila humbi disa anëtarë në aksidentin tragjik të ndodhur pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Përmes një reagimi publik, Ahmeti e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke theksuar se dhimbja e familjes Tërnava është edhe dhimbje e gjithë shoqërisë. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë”, ka shkruar Ahmeti transmeton Klankosova.tv. Ai tha se humbje të tilla e bëjnë të qartë sa e brishtë është jeta dhe sa e madhe është dhimbja që lë pas një tragjedi e tillë. “Përballë humbjeve të tilla, çdo fjalë është e pamjaftueshme. Jeta na kujton, në mënyrën më të ashpër, se sa e brishtë është, ndërsa dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë”, theksoi kreu i BDI-së. Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe uroi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. “Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda. Lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë. U prehshin në paqen e amshuar”, përfundoi Ahmeti.