Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dricus Du Plessis dominon Kamaru Usman dhe rikthehet në garën për titullin e UFC

NULL NULL
20.07.2026 23:41

Në fundjavë, adhuruesit e arteve mikse marciale, patën mundësinë të ndiqnin spektaklin e UFC, i cili u transmetua drejtpërdrejt në Sport 1 (ArtMotion).

Në ngjarjen kryesore të mbrëmjes, ish-kampioni i peshës së mesme, Dricus Du Plessis, zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse, duke mposhtur me vendim unanim ish-kampionin e kategorisë welter (peshat deri 77kg), Kamaru Usman, transmeton Klankosova.tv.

Afrikano-jugori kontrolloi ritmin e duelit nga fillimi deri në fund, duke shfaqur epërsi në shkëmbimin e goditjeve, mbrojtje të shkëlqyer ndaj tentativave për rrëzim dhe një disiplinë taktike që nuk i la shumë hapësira rivalit. Pas pesë raundeve, të tre gjyqtarët e vlerësuan luftën në favor të Du Plessis, duke i dhënë një fitore të pastër dhe plotësisht të merituar.

Pas luftës, Du Plessis deklaroi se “Stillknocks 2.0” është versioni i ri i tij, duke theksuar se humbja ndaj Khamzat Chimaev e ka bërë një luftëtar më të kompletuar. Ai shtoi se synimi i tij është rikthimi në luftën për titull, ndërsa nuk e konsideron të domosdoshëm një revansh të menjëhershëm me Chimaev.

Me këtë fitore, Du Plessis rikthehet fuqishëm në garën për fronin e kategorisë së mesme, duke dërguar një mesazh të qartë për kampionin aktual (ndaj të cilit e fitoi titullin herën e parë dhe në revanshin e menjëhershëm edhe e mbrojti atë) dhe gjithë pretendentët e divizionit.

Performanca e tij ishte një kujtesë se “Stillknocks” mbetet një nga emrat më të rrezikshëm në kategorinë deri në 84 kilogramë.

lajme të ngjashme