Helmimet nga zjarri në Sferkë: Një person dërgohet në spital, disa të tjerë po trajtohen në vendngjarje NULL NULL 20.07.2026 23:39 20.07.2026 23:39 Mbrëmjen e së hënës, në Sferkë u raportua se janë helmuar disa persona të cilët po protestonin për zjarrin në deponinë e fshatit. Lidhur me këtë, për Klankosova.tv ka dhënë detaje zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai bëri të ditur se deri më tani, një person është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse në vendin e ngjarjes janë trajtuar nga ekipet mjekësore disa persona. “Prokurori i Shtetit ka kërkuar që të shtohen masat e ekipeve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin”, shtoi ai. Njëkohësisht, javën e kaluar, kur ka kapluar zjarri këtë deponi të mbeturinave, përveç Policisë së Kosovës, Prokurori i Shtetit ka autorizuar edhe ekspertin e zjarreve për t’i përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për ta deponuar në Prokurori raportin lidhur me të gjeturat. “Eventualisht, nëse është nga faktori njeri, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ta arrestuar personin apo personat përgjegjës”, tha Nikçi për redaksinë. Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri