Gjendje e rëndë e një patrulle policore, xhami i automjetit i “riparuar” me qese NULL NULL 20.07.2026 19:28 20.07.2026 19:28 Foto nga Klankosova.tv Një fotografi e dërguar në redaksinë e Klankosova.tv ka ngritur dyshimet mbi gjendjen e disa automjeteve të Policisë së Kosovës. Në pamjet e dërguara nga lexuesit shihet një veturë policie me një pjesë të xhamit anësor të mbuluar me material plastik/qese, në vend të një xhami të rregullt, transmeton Klankosova.tv. Policia e Kosovës ka njoftuar në periudha të ndryshme për furnizime me automjete të reja dhe për përmirësim të kapaciteteve logjistike, përfshirë ndarjen e veturave të reja për njësi patrulluese. Megjithatë, pamje të tilla ngrenë debat publik nëse të gjitha automjetet ekzistuese po mirëmbahen në standardet e duhura. Deri tani, nga fotografia nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për një dëmtim të përkohshëm, një riparim në proces apo një problem afatgjatë me automjetin. Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Polici për të marrë më shumë informacione lidhur më këtë çështje. Lokacioni Mitrovicë Veri