Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmbyset vetura, dy persona lëndohen nga një aksident i frikshëm në Gramsh

NULL NULL
20.07.2026 15:47

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa shkak paraprak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, raporton Euronews Albania.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

lajme të ngjashme