Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Sulmuam Iranin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë

NULL NULL
20.07.2026 09:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit u kryen “në nder të” tre ushtarëve amerikanë të vrarë ditët e fundit, dy në Jordani dhe një në Irak.

Në orët e para të së hënës, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte nisur një valë të re sulmesh për natën e nëntë radhazi, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në disa zona të Iranit, raporton BBC.

Sipas autoriteteve amerikane, objektivat ishin baza ushtarake dhe rrjetet e komunikimit, me qëllim që të “dobësohen më tej” sulmet e Teheranit ndaj anijeve që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme