Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tymi po prek shtetet amerikane”, Trumpi i kërkon Kanadasë t’i kontrollojë zjarret

NULL NULL
20.07.2026 09:47

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se i ka kërkuar kryeministrit kanadez, Mark Carney që Kanadaja të përmirësojë menaxhimin e zjarreve pyjore në Ontario, pasi tymi ka përfshirë disa shtete të SHBA-së.

Trump tha se e diskutoi çështjen me Carney gjatë finales së Kupës së Botës, duke paralajmëruar se mund të vendosen tarifa shtesë ndaj mallrave kanadeze nëse situata vazhdon.

“Duhet t’i ndalin zjarret. Ndoshta duhet të na paguajnë dëmshpërblim ose të vendosim tarifa”, u shpreh Trump para gazetarëve, raporton Reuters, trabsmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, kryeministri Mark Carney ka bërë të ditur se Kanadaja ka angazhuar mbi 5.300 zjarrfikës dhe po përdor teknologji të avancuar për zbulimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sipas të dhënave zyrtare, këtë sezon në Kanada janë djegur rreth 2.4 milionë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa ekspertët e klimës e lidhin shtimin e zjarreve me rritjen e temperaturave globale.

lajme të ngjashme