Juventus dhe Basel mbyllin ndeshjen miqësore ‘në paqe’ NULL NULL 18.07.2026 19:34 18.07.2026 19:34 Baseli dhe Juventusi kanë zhvilluar një ndeshje miqësore që përfundoi me rezultat 0-0, duke vënë përballë dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqirin dhe Edon Zhegrovën. Dy kosovarët e nisën takimin nga minuta e parë, por nuk arritën të lënë gjurmë në rezultat, transmeton Klankosova.tv. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Zhegrova në minutën e 47-të, teksa Juventusi i dha minuta edhe transferimit të ri, 19-vjeçarit Jeff Ekhator. Sulmuesi i “Bianconerëve” pati një debutim të pafat, pasi u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 25 minutash lojë për shkak të një lëndimi. Kjo përballje ishte pjesë e përgatitjeve para-sezonale për të dyja skuadrat.