Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

NULL NULL
18.07.2026 16:35

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dr. Shaqir Zulbeari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Sasho Klekovski, dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, zhvilluan sot një vizitë në Gostivar për të ndjekur nga afër gjendjen e pacientëve të paraqitur me simptoma gastrointestinale.

Zulbeari bëri të ditur se ekipet e Institutit të Shëndetit Publik janë angazhuar menjëherë në terren dhe kanë nisur hetimin epidemiologjik për të zbuluar sa më shpejt shkaktarin e situatës.

“Qendra e Shëndetit Publik është e angazhuar drejtpërdrejt në identifikimin e shkaktarit. Ekipet tona kanë filluar anketimet epidemiologjike dhe marrjen e mostrave, të cilat janë thelbësore për përcaktimin e burimit të problemit”, theksoi ai, shkruan Zhurnal, përcjell Klankosova.tv.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në institucionet shëndetësore me simptoma gastrointestinale të bashkëpunojnë me ekipet epidemiologjike, duke plotësuar anketat përkatëse.

“Së bashku me marrjen e ndihmës mjekësore, është shumë e rëndësishme që pacientët të japin informacionet e nevojshme në anketën epidemiologjike. Çdo e dhënë është e vlefshme dhe ndihmon në identifikimin më të shpejtë të shkaktarit”, u shpreh  Zulbeari.

Ai theksoi se Instituti i Shëndetit Publik do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, Spitalin e Gostivarit dhe institucionet e tjera kompetente.

“Do të jemi në terren dhe në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, deri në sqarimin e plotë të situatës dhe identifikimin e shkaktarit”, deklaroi drejtori i ISHP-së, Zulbeari.

1.200 qytetarë përfunduan në spital në Gostivar, dyshohet se u helmuan nga uji i pijes

lajme të ngjashme