Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hooker takon Hoxhën: Folëm për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

NULL NULL
18.07.2026 15:25

Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të ShBA-së, Allison Hooker ka folur pas takimit të zhvilluar me ministrin shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Hooker, në një postim në X, tha se me kryediplomatin shqiptar biseduan për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Sipas saj, ata kanë ndarë mendime edhe për forcimin më tej të këtyre marrëdhënieve në funksion të sigurisë së përbashët.

“Ishte një kënaqësi të takohesha sot me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha. Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë si dhe për mundësitë për të forcuar më tej sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, thekson Hooker.

Ministri Hoxha mori pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington.

lajme të ngjashme