Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 200 federata mbështesin Infantinon për një mandat të katërt në krye të FIFA-s

NULL NULL
17.07.2026 23:26

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, ka siguruar mbështetjen zyrtare të më shumë se 200 federatave kombëtare për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë botërore të futbollit për një mandat të katërt.

Sipas raportimit të The Guardian, kjo mbështetje vjen pavarësisht polemikave të fundit që kanë shoqëruar FIFA-n, përfshirë debatet e krijuara pas kartonit të kuq të Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se vetëm disa federata evropiane nuk i janë bashkuar ende mbështetjes për Infantinon, ndërsa Gjermania mbetet shteti më i rëndësishëm që deri më tani nuk ka shprehur zyrtarisht përkrahjen e saj.

Infantino është aktualisht kandidati i vetëm për zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s, megjithëse disa federata kanë ngritur shqetësime se kanë qenë nën presion nga zyrtarë të FIFA-s për ta mbështetur presidentin aktual.

Nëse rizgjidhet, Gianni Infantino do të nisë mandatin e tij të katërt në krye të FIFA-s, pozitë që e mban që nga viti 2016.

lajme të ngjashme