Vinçiqi do të gjykojë finalen e Botërorit gjashtë vjet pas arrestimit që përfundoi pa akuza NULL NULL 17.07.2026 22:40 17.07.2026 22:40 FIFA ka emëruar gjyqtarin slloven Slavko Vinçiq për të drejtuar finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, duke i besuar atij ndeshjen më të rëndësishme të turneut. Emërimi vjen gjashtë vjet pasi Vinçiqi u ndalua nga policia në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë një operacioni në një festë ku u sekuestruan drogë, armë dhe u hetua një rrjet prostitucioni. Megjithatë, ai u lirua pa asnjë akuzë, pasi autoritetet konstatuan se ndodhej aty vetëm pas një ftese dhe nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetin kriminal. Vetë ai kishte deklaruar se ndodhej në Bosnje për një takim biznesi dhe se pranimi i ftesës për drekë ishte “gabimi më i madh” i tij. Edhe Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit të Sllovenisë e mbrojti atë, duke e cilësuar ngjarjen si një rastësi fatkeqe. 46-vjeçari konsiderohet sot një nga arbitrat më të vlerësuar në Evropë. Ai ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 dhe tri ndeshje në Kupën e Botës 2026, ndërsa tani do të ndajë drejtësinë edhe në finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës.