Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do ta marrë drejtimin e Italisë? Guardiola jep përgjigjen

NULL NULL
17.07.2026 21:51

Pep Guardiola ka mohuar spekulimet që e lidhin me postin e trajnerit të Kombëtares së Italisë, duke theksuar se nuk planifikon të rikthehet së shpejti në futboll pas largimit nga Manchester City.

Në një prononcim për IlNapolista, trajneri spanjoll tha se pas gati 20 vitesh në stol ka nevojë për një pauzë dhe dëshiron t’i përkushtohet jetës jashtë futbollit.

Nuk ndiej se më mungon futbolli. Dua të zbuloj jetën dhe të jem i lumtur duke bërë gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin. Ndoshta një ditë do të rikthehem, por aktualisht nuk e ndiej këtë nevojë”, u shpreh Guardiola.

Ai shtoi se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen, veçanërisht me fëmijët dhe babain e tij 95-vjeçar.

Deklaratat e Guardioles duket se përjashtojnë mundësinë e një kalimi të tij në stolin e Kombëtares së Italisë, të paktën në të ardhmen e afërt.

lajme të ngjashme