Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kloppi i del në mbrojtje Tuchelit: Çfarëdo vendimi që merr, dikush do ta kritikojë

NULL NULL
17.07.2026 20:30

Trajneri Jurgen Klopp i ka dalë në mbrojtje homologut të tij te Anglia, Thomas Tuchel, pas eliminimit nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026.

Gjermani u kritikua që te rezultati 1-0 kishte vendosur të kthehej krejtësisht në mbrojtje dhe kishte futur në lojë vetëm mbrojtës, e që eventualisht i kushtoi me përmybjes të rezultatit nga Argjentina, në 2-1.

“Pas ndeshjes, njerëzit gjithmonë flasin sikur trajneri e ka të lehtë. Sikur thjesht zgjedh të sulmosh ose të mbrohesh dhe kaq. Futbolli nuk funksionon kështu. Është shumë më kompleks”, ka thënë Kloppi.

“Ikuptoj kritikat ndaj Tuchelit për faktin që u përpoq të mbronte avantazhin 1-0 ndaj Argjentinës, por më lejoni t’ju them diçka, nëse ai nuk do ta bënte këtë, nëse do të vazhdonte të sulmonte dhe Argjentina do të shënonte po atë gol, njerëzit do të thoshin: ‘Pse nuk e kontrolloi ndeshjen? Pse nuk e mbrojti avantazhin?’”.

Kloppi, i përfolur si trajneri i ardhshëm i Gjermanisë, tha se cilido vendim që merret në futboll, dikush do ta kritikojë.

“Në futbollin me eliminim direkt, çfarëdo vendimi që merr, dikush do ta kritikojë. Nuk po them që çdo vendim është perfekt, por duhet të kuptosh logjikën që qëndron pas tij”.

“Menaxhimi i një ndeshjeje në atë fazë nuk është kurrë i thjeshtë”.

lajme të ngjashme