Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërguri: Kosova prapa në edukim medial, nxënësit vështirë e dallojnë lajmin nga opinioni (VIDEO)

NULL NULL
17.07.2026 21:34

Ligjëruesi në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Dren Gërguri, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të mbetet prapa në fushën e edukimit medial, duke theksuar se nxënësit kanë vështirësi të dallojnë edhe faktin nga opinioni.

Në emisionin Rubikon, Gërguri tha se kjo është një nga kriteret e vlerësimit ndërkombëtar PISA, ndërsa paralajmëroi se në testimet e ardhshme do të përfshihen edhe njohuritë për inteligjencën artificiale.

“Ne jemi mbrapa me edukim medial, nuk dallohet fakti dhe opinioni, që është një prej kritereve të PISA-s. Përndryshe, edukimi medial dhe edukimi për inteligjencën artificiale do të jenë në testet e radhës të PISA-s që do t’i kemi në të ardhmen”, deklaroi ai.

Sipas Gërgurit, edukimi medial në Kosovë trajtohet vetëm në mënyrë sipërfaqësore, pasi ofrohet si lëndë zgjedhore vetëm në disa shkolla.

“Ne nuk kemi edukim medial. E kemi vetëm sipërfaqësisht, si lëndë zgjedhore në disa shkolla. Çfarë peshe mund të ketë kjo lëndë në sytë e nxënësve kur është vetëm lëndë zgjedhore, zakonisht si diçka jo shumë e rëndësishme”, tha më tej ligjëruesi.

Ai shtoi se në sistemin arsimor mungon plotësisht edukimi për inteligjencën artificiale, ndonëse kjo fushë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

“Fatkeqësisht nuk kemi fare lëndë për edukimin mbi inteligjencën artificiale, e cila tash është shumë e rëndësishme. Një qytetar që ta kuptojë dhe ta analizojë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale, së pari duhet të mësojë për të”, tha Gërguri. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme