Merz e Macron: “Buldozerët” e BE-së avancojnë integrimet me Ballkanin Perëndimor (VIDEO) NULL NULL 17.07.2026 20:34 17.07.2026 20:34 Merz e Macron: “Buldozerët” e BE-së avancojnë integrimet me Ballkanin Perëndimor (VIDEO) Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz e presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i mbeten besnikë një plani të tyre. Bëhet fjalë për propozimin që e kanë dyshja më e pushtetshme e BE-së, për fillim të nisjes së integrimit gradual të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Unionin, që për momentin ka 27 vendeve anëtare, raporton Klan Kosova. Për këtë temë, kancelari dhe presidenti folën pas mbajtjes së takimit të përbashkët të Këshillit të Ministrave franko-gjerman që u mbajt në Bryl të Gjermanisë. Si top tema diskutimi, siç thanë liderët nga Berlini e Parisi, ishte situata aktuale në botë e sidomos në Evropë, e cila ka kërcënim Rusinë, kurse Kina po e sfidon ekonomikisht. Sa për ujdinë finale për paqen në Ukrainë, u tha se sovraniteti i saj dhe siguria e Evropës janë në krye të qëllimit. Përderisa u përmend edhe bashkëpunimi Francë-Gjermani në fushën e mbrojtjes. Ndryshe, në muajin tetor të këtij viti në Bruksel, mbahet diskutimi strategjik për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe reformat që përkojnë me këtë proces. Ndiqeni kronikën e plotë: