Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E mohon Bellingham: Unë me Messin? Asnjë problem!

NULL NULL
17.07.2026 19:48

Ylli i Anglisë, Jude Bellingham, e ka monuar se ka një përplasje midis tij dhe Leo Messit.

Këto zëra u rritën pasi kamerat zunë dy në një diskutim “të flaktë”, por mesfushori i Real Madridit ka mohuar se ka diçka përtej atij momenti.

“Nuk pati asnjë problem me Leo Messin… ishte një privilegj përballja me të”, thotë Bellingham.

“Ne po flisnim për një goditje të diskutueshme, por në fakt nuk kishte asgjë të keqe. Nuk pati probleme dhe absolutisht asnjë shqetësim.”

“Për mua ishte një privilegj i vërtetë të luaja kundër Leos. Është diçka e jashtëzakonshme të përballesh me Messin. Kupa e Botës që ai po zhvillon është diçka mahnitëse.

“I uroj Leo Messit shumë fat në finale”.

 

lajme të ngjashme