Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pengohen fluturimet mbi Lipjan, policia nis hetimet

NULL NULL
17.07.2026 09:40
Foto arkiv

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”, që dyshohet se ka ndodhur në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 13 korrik të këtij viti, rreth orës 21:50.

Njëherësh, policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e rrezikimit të sigurisë së aviacionit, duke mos bërë të ditur nëse incidenti ka ndodhur përmes përdorimit të lazerit, dronit apo ndonjë forme tjetër.

“Fsh. Janjevë, Lipjan 13.07.2026 – 21:50. Më 16.07.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme