Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrri: Dy vetura digjen në oborrin e një shtëpie, policia nis hetimet

NULL NULL
17.07.2026 09:04

Një person ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Begaj të Vushtrrisë, dy vetura janë përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, veturat me targa vendore ishin të parkuara para shtëpisë së ankuesit kur kanë marrë flakë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thotë PK./Klankosova.tv

lajme të ngjashme