Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inde dhjamore nga kufomat, trendi i ri që po trazon estetikën (VIDEO)

NULL NULL
16.07.2026 10:22

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u diskutua për trendin e ri estetik që po ngjall debat në botë, përdorimin e indeve dhjamore të përfituara nga trupat e personave të vdekur për ndërhyrje estetike.

Mjekja Aurora Dollenberg u shpreh se kjo praktikë ngre shqetësime serioze etike dhe shëndetësore.

“Nuk kemi studime afatgjata që dëshmojnë sigurinë e kësaj procedure. Nga ana mjekësore nuk rekomandohet, sepse nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë për organizmin”, u shpreh Dollenberg.

Nga ana tjetër, Valmira Xani, profesioniste e estetikës, theksoi se ndërhyrjet estetike duhet të kenë kufij.

“Jam pro ndërhyrjeve estetike, por jo deri në atë pikë sa të rrezikohet shëndeti”, tha ajo.

Ndërsa Kosovare Rexhepi vlerësoi se bukuria nuk duhet të vihet mbi sigurinë.

“Më duket se i kalon kufijtë e normales dhe rrezikon shëndetin”, deklaroi ajo.

lajme të ngjashme