Plagosja në Miradi të Epërme, dyshohet se të përfshirët janë familjarë NULL NULL 15.07.2026 22:29 15.07.2026 22:29 Një person është plagosur sonte në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana. Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana për Klankosova.tv. Klankosova.tv mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete. Plagosje në Dobrevë të Fushë Kosovës