Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kabashi-Rama: VV po i përdor armët e luftës hibride kundër popullit të vet (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2026 22:03

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përdor “armët e luftës hibride” kundër qytetarëve të Kosovës, duke e cilësuar dezinformimin si mjet politik.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kabashi-Rama tha se VV-ja vazhdon të funksionojë më shumë si lëvizje sesa si parti politike.

“Vetëvendosja ende nuk funksionon si parti, funksionon si lëvizje. Është lëvizje e cila e para ka sjellë në Kosovë dhunën politike edhe ekstremizmin politik si koncept, e ka ushqyer përçarjen ndërshoqërore, ndërshqiptare si kurrë më parë dhe është duke e korrur frytin e përçarjes ndërshqiptare. Sepse vetëm ashtu dezinformimi pi ujë  lehtë”.

Ajo deklaroi se dezinformimi është arma kryesore që, sipas saj, përdoret nga Vetëvendosje.

“Është e vetmja parti e cila përdor armët e luftës hibride, siç është dezinformimi, në popullin e vet. Nuk ka parti tjetër, është e vetmja”, deklaroi deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Rama. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme