Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata e ministres serbe, Vuçiq: Duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë spastrim etnik

NULL NULL
15.07.2026 21:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka provuar të distancohet të mërkurën nga retorika e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e cilësuar “të pakujdesshme” dhe “të papërgjegjshme” deklaratën e saj në të cilën promovohej spastrimi etnik në Kosovë.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në Kiev të Ukrainës, kreu i shtetit serb theksoi se qëndrimi i ministres nuk përfaqëson politikën zyrtare të tij as të Qeverisë së Serbisë.

“Kjo deklaratë nuk pasqyron vullnetin dhe politikën e presidentit dhe qeverisë së Serbisë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm, politika jonë është dialogu, kompromisi, paqja dhe stabiliteti dhe kurrë spastrimi etnik, pikë”, deklaroi Vuçiçi sipas Danas.

Deklarata se në vitin 1998 do të kishte “spastruar etnikisht Kosovën” nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviq, ka nxitur reagime të shumta, derisa e njëjta është shpallur person “non grata” nga Ministria e Punëve të Brendshme./Euronews.al

lajme të ngjashme