Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë po ua zbraz buxhetet komunave? Flet Shaqir Totaj (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2026 11:27

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj i ftuar në emisionin “Fol Me Arin” në Klan Kosova tha se zbatimi i kontratave kolektive ka zbrazur buxhetet e komunave të Kosovës.

Sipas tij, komunat nuk ishin palë nënshkruese e kontratave kolektive dhe se mjetet do duhej të ndaheshin nga buxheti shtetëror dhe jo komunal, transmeton klankosova.tv.

“Duhet me shpjegu impaktin shumë negativ që e ka pasë zbatimi i kontratës kolektive. Të jemi të qartë asnjëherë nuk jemi kundër benificioneve që ju takojnë punëtorëve të arsimit, mirëpo komunat nuk kanë nënshkruar kontratat kolektive. Nënshkrimin e kontratës kolektive e ka bërë Sindikata e Arsimit dhe Ministria e Arsimit, rrjedhimisht mjetet kanë qenë dashtë të ndahen nga buxheti i shtetit dhe jo të merren nga buxheti i komunave pa koordinim të komunave, sepse kjo jo vetëm që e ka zvogëluar buxhetin në mënyrë drastike, por e ka çrregulluar komplet planifikimin buxhetor dhe për pasojë komunat kanë mbetë pa mjete dhe nuk po mund të zbatojnë projektet e destinuara për përmirësim të jetës së qytetarëve”, tha ai.

lajme të ngjashme