Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis sot zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet

NULL NULL
15.07.2026 09:13

Nga sot nis zbatimi i amnistisë penale në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të raportuara nga Top Channel, 541 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe dalin sot nga burgjet, ndërsa qindra të tjerë përfitojnë ulje të dënimit ose forma të tjera lehtësimi.

Përveç 541 personave që lirohen, 803 të dënuar përfitojnë ulje dënimi, 173 persona përfitojnë nga rillogaritja e dënimit, 124 raste lidhen me disa vendime gjyqësore, ndërsa 67 të dënuar përfitojnë nga bashkimi i dënimeve. Po ashtu, 609 persona nuk përfitojnë nga amnistia penale, pasi nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj.

Institucionet me numrin më të lartë të lirimeve janë:

Lushnja – 127 të liruar
Fieri – 104 të liruar
Reçi (Malësi e Madhe) – 101 të liruar
Rrogozhina – 94 të liruar
Korça – 60 të liruar.

Nga ana tjetër, numri më i lartë i personave që nuk përfitojnë nga amnistia rezulton në:

Reçi (Malësi e Madhe) – 160 të dënuar
Peqini – 156
Fieri – 80
Korça – 66
Burreli – 44
Durrësi – 32

Procesi i lirimit të të dënuarve ka nisur gjatë ditës së sotme dhe po zhvillohet në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse.

Amnistia penale parashikon përfitime të ndryshme për kategori të caktuara të të dënuarve, duke përfshirë lirimin e menjëhershëm, uljen e dënimit dhe rillogaritjen e masës së vuajtjes së dënimit.

lajme të ngjashme