Eliminimi i Francës, reagon Macron: Urime Spanjës, humbja e sotme është e rëndë NULL NULL 15.07.2026 07:36 15.07.2026 07:36 Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe, aty ku e pret fituesin e duelit, Argjentina-Anglia. Pas eliminimit të Francës, presidenti Emannuel Macron ka reaguar me një shkrim në Facebook. Ai e uroi kundërshtarin për kualifikimin tutje, teksa falenderoi lojtarët francezë për ndeshjet e zhvilluara me përkushtim. “Urime Spanjës për kualifikimin. Faleminderit “Les Bleus” që i përfaqësuan ngjyrat tona me kaq përkushtim. Humbja e sotme është e rëndë, por ky ekip është i ri dhe ka një të ardhme të ndritur”, ka shkruar Macron.