Rifillon bllokada detare mbi portet iraniane NULL NULL 14.07.2026 23:46 14.07.2026 23:46 Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rivendosur bllokadën detare mbi portet iraniane. Përmes një postimi në “X”, Komanda Qendrore konfirmoi më parë se bllokada amerikane do të rifillonte në orën 21:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, raporton Sky News. Kjo komandë bëri të ditur se aktualisht ka më shumë se 20 anije luftarake të Marinës Amerikane dhe qindra avionë ushtarakë që operojnë në të gjithë Lindjen e Mesme. “Forcat amerikane mbeten vigjilente dhe të gatshme”, thuhet në postim.