Sunny Hill Festival po afron, lista e këngëve që do të ndezin skenën dhe publikun NULL NULL 14.07.2026 15:58 14.07.2026 15:58 Atmosfera e Sunny Hill Festival ka nisur të ndihet edhe para fillimit të eventit, pasi është publikuar një listë në Spotify me këngët që do të shoqërojnë edicionin e këtij viti. Lista përfshin këngë nga artistët që do të ngjiten në skenën e festivalit, por edhe hite të tjera të përzgjedhura që do të krijojnë atmosferën për mijëra të pranishëm gjatë ditëve të eventit. Me publikimin e kësaj, Sunny Hill u jep fansave mundësinë të përgatiten paraprakisht për eksperiencën muzikore që i pret, duke sjellë një përmbledhje të tingujve që do të dominojnë festivalin. Nga ritmet e artistëve ndërkombëtarë dhe vendas, deri te këngët që pritet të kthehen në momente të paharrueshme gjatë performancave, kjo është një shije e parë e asaj që do të sjellë një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon. Marrë parasysh që në skenë do të ngjitet për herë të parë, Katy Perry, Leëis Capaldi e po ashtu për një rikthim magjik, Martin Garrix, raporton telegrafi. Nuk do të mungojnë as artistë të njohur vendor si: Ledri Vula, Dhurata Dora, Buta, Lyrical Son e MC Kresha. Për rikujtim, Sunny Hill sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.