“Përballje titanësh”, sonte gjysmëfinalja Francë-Spanjë NULL NULL 14.07.2026 09:39 14.07.2026 09:39 Finale pas finales, mund të cilësohet përballje e sontme mes Francës dhe Spanjës. Dy gjigantët e futbollit ballafaqohen me fillim nga ora 21:00, në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror 2026, njofton Klankosova.tv. “Gjelat” dhe “Furia e kuqe” takimin do ta zhvillojnë në stadiumin “AT.T” në Arlington. Loja pritet të dhurojë spektakël për adhuruesit e futbollit anekënd botës. Ndeshjen e fundit mes tyre në UEFA Nations League e kishte fituar Spanjë me shifrat 5:4. Deri më tani, këto dy kombëtare janë përballur 38 herë në ndeshje zyrtare në kompeticione të ndryshme. Spanja ka triumfuar 18 herë, Franca 13, derisa 7 herë përballjet mes tyre janë mbyllur baraz./ Klankosova.tv.